Ka një vit që 94 studentë kanë fituar bursa në Universitetin e Prizrenit ‘Uksin Hoti’. Por, ata ende nuk i kanë marrë paratë që u takojnë.
Shejza Berisha është njëra nga studentet e vitit të tretë që për dy vite radhazi është shpallur përfituese e bursës në këtë universitet. Por pavarësisht kësaj dhe premtimit të universiteti që Berishës ti ndahen mjete financiare, asaj asnjëherë nuk i janë transferuar këto para në llogari.
“Edhe pse kam qenë që dy vite përfituese e bursës, në vitin e parë dhe të dytë, mjetet ende nuk na i ka lëshuar Universiteti”, ka thënë ajo.
Paratë që ishin dedikuar për studentët, drejtuesit e këtij universiteti i kanë shpenzuar në projekte tjera. Ata kanë konfirmuar për Gazetën Fjala se nuk i kanë 90 mijë euro në buxhet, të cilat obligohet UPz t’ua paguaj bursistëve për vitin akademik 2014/15.
Edhe Egzona Metbala, po ashtu studente e vitit të tretë dhe përfituese e bursës, mendon së është e padrejtë që për 94 studentë të UPz-së të mos ketë mjetë, ndërsa për bursistët e UP-së të kenë, e të cilët janë një konsiderueshëm më i madh.
“Kjo nuk është e drejte për neve që studiojmë këtu në UPz, është disi jo inkurajuese për ne. Përderisa për studentet e Universitetit te Prishtinës, te cilët janë 500 ose 600 bursistë po u shpërndahen bursa, pse edhe neve që nuk jemi as 100 të mos na shpërndahen ato”, është shprehur studentja.
UPz nuk ka buxhet për bursa
Njësoj si Berisha e Matbela janë edhe 92 studentë tjerë nuk i kanë marr paratë. Për këtë UPz-ja po arsyetohet se nuk po kanë mjete të mjaftueshme financiare, raporton Gazeta Fjala.
Në gjithë këtë situatë, studentët përfitues nuk kanë qëndruar duarkryq.
Gazeta Fjala mëson se ata kanë kërkuar si nga UPZ-ja ashtu edhe nga MASHT-i që t’ia shpërndajnë paratë që ju takojnë, mirëpo këto dy institucione arsimore nuk kanë bërë asgjë tjetër pos që i kanë hedhur fajin njëra tjetrës.
Mirëpo, zëdhënësi i Universitetit të Prizrenit, Ramadan Baraliu i ka thënë se menaxhmenti dhe organet drejtuese të UPz-së nuk po lejohen nga Ministria e Financave që t’i shfrytëzojnë fondet nga kategoritë e tjera ekonomike për dhënien e bursave për këta student.
“UPZ nuk ka pas buxhet të mjaftueshëm për t’i paguar nga “subvencione dhe transfere”. Megjithëse menaxhmenti dhe organet drejtuese janë munduar që të paguajnë bursistët, nuk ka lejuar Ministria e Ekonomisë dhe Financave të shfrytëzohen fonde nga kategori të tjera ekonomike”, ka thënë Baraliu.
Sipas tij për këtë vit UPZ do të mundohet që ti sigurojë këto mjete.
“Shuma totale e mjeteve që Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren është dashtë të ketë në dispozicion që të shpërndajë për përfituesit e bursave për vitin akademik 2014/2015 është 90 mijë euro. Këtë fillim vit do të bëjmë çmos që të gjejmë mënyrën ligjore që t’i paguajmë. Kërkojmë mirëkuptim nga bursistët për vonesën”, ka thënë ai për Gazetën Fjala.
E përderisa Universiteti i Prizrenit i ka harxhuar mjetet dhe nuk po i siguron ato, studentët përfitues ia kanë mësyer një dere tjetër për të kërkuar përgjigje. ta përmes adresës elektronike kanë komunikuar me kreun e Ministrisë së Arsimit, Arsim Bajrami. Ky i fundit u ka thënë atyre se për këtë çështje duhet të jap llogari rektori i UPZ-së, Ramë Vataj.
Gazeta Fjala ka provuar që të kontaktoj edhe me rektorin, mirëpo ai ka qenë i paqas’shëm.
Kujtojmë që Universiteti i Prizrenit kishte marr vendim mbi ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2014/2015, dhe pas shqyrtimit të kërkesave të studentëve prej 107 vetëm 94 prej tyre i kanë plotësuar kriteret e kërkuara.
Megjithatë këta 94 studentët që ende nuk i kanë marr këto para nuk po dinë as kujt t’i drejtohen për tu ankuar.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...