Google ADS

Universiteti i Prishtinës ua hap dyert mbi 8 mijë të rinjve

22:51 | 4 Qershor 2018
Arbresh.info

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” këtë vit pritet të hap dyert për 8 mijë e 512 studentë të rinj në nivelin bachelor.

Kërkesën për këtë numër të studentëve, UP-ja e ka dërguar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ku 7602 do të regjistrohen të rregullt, ndërsa 910 do të regjistrohen si studentë me korrespodencë.

Këto të dhëna i ka bërë të ditur në një përgjigje për Indeksonline, zyra për informim në UP.

“Këtë vit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është dërguar kërkesa për pranimin e 8512 studentëve në nivelin baçelor (në këtë numër 2% janë nga familjet e ngushta të dëshmorëve, 12 nga komunitetet jo shumicë dhe 5 % nga shtetet fqinje të Kosovës)”, thuhet në një përgjigje.

Nga kjo zyrë, po ashtu është bërë e ditur se në kuadër të kushteve lehtësuese përveç komunitetit jo shumicë përfitojnë edhe fëmijët e dëshmorëve.

“Gara për vendet e rezervuara për këtë kategori zhvillohet në mes kandidatëve që i takojnë fëmijëve të dëshmorëve. Kandidatët që arrijnë ta kalojnë pragun e 30% të pikëve nga provimi pranues dhe që kanë më së shumti pikë do të pranohen deri në numrin e kuotës së aprovuar. Ndaj fëmijëve të dëshmorëve edhe këtë vit do të zbatohen procedurat e njëjta lehtësuese”, thuhet në përgjigjën e zyrës për informim në Universitet.

Numri i studentëve të regjistruar në vitin akademik 2017 /18 dhe që janë fëmijë të dëshmorëve është 70 studentë, ndërsa ka qenë e paraparë të pranohen 139.

Sa i përket kohës së mbajtjes së testit për pranim të studenteve ende nuk dihet.

Ndërsa, në mënyra e mbajtjes së testit dhe kriteret nuk do të kenë ndonjë ndryshim nga vitet e kaluara.

Ndryshe, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në vitin akademik 2015/2016, në nivelin e parë të studimeve do të regjistrohen 7880 studentë, prej të cilëve 7330 studentë të rregullt dhe 550 studentë me korrespondencë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme