Profesorë, studentë, njerëz të biznesit dhe të interesuar të tjerë, janë bërë pjesë e punëtorisë “Trajtimi i ujërave shkarkuese”, që ka filluar të hënën në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Interesimi për këtë punëtori që është organizuar nga Universiteti “Isa Boletini”, Shoqata e ekspertëve holandez “PUM” dhe përfaqësues të kompanive private, ka qenë shumë i madh.
Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, tha se Kosova ka nevojë të madhe për ekspertë të fushës së trajtimit të ujërave shkarkuese.
“Jemi shumë të lumtur që stafi akademik së bashku me studentë është bërë bashkë me ekspertë dhe biznese, për të shkëmbyer përvojat më të mira sa i përket trajtimit të ujërave shkarkuese nga industria prodhuese”.
Ai theksoi se Kosova ka probleme serioze sa i përket ambientit, prandaj bashkëpunimi ndërmjet Universitetit dhe industrisë është mënyra më e mirë për përmirësimin e gjendjes.
“Jemi shumë të përkushtuar që të vazhdojmë projektet e kësaj fushe në mënyrë që Universiteti “Isa Boletini” të bëhet një qendër reference sa i përket ekspertëve, për të cilët ka nevojë vendi ynë”.
Në anën tjetër, dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, Milaim Sadiku, tha se punëtoria do të zgjas 11 ditë. “Punëtoria do të mbahet në laboratorët e Fakultetit, por do të ketë edhe vizita në kompani të ndryshme, për të parë nga afër situatën reale dhe qasjen ndaj ujërave shkarkuese”.
Ndryshe në Universitetin “Isa Boletini”, ka kohë që është duke u punuar për hapjen e një programi të veçantë për trajtimin e ujërave shkarkuese.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...