Unioni i Studentëve të Kosovës kanë nisur një fushatë kundër kopjimit në Universitetet e Kosovës. Ata shprehin se ky fenomen është mjaft shqetësues dhe se studentët duhet ta luftojnë sepse në thelb u’a zhbën qenësinë, transmeton Indeksonline
Ja thirrja e tyre:
Të dashur studentë, kontributi për shtet dhe shoqëri është obligimi ynë qytetar dhe kombëtar.
Studentët janë ata që arritën transformimet historike në Kosovë, ata që i thanë jo regjimit serbo- shtypes dhe torturës duke dëshmuar që studentët janë arkitektet e së tashmes dhe të ardhmës.
Këtë mund ta arrijmë me lexim dhe studim të mirëfilltë duke marrë pergjegjësi në ndertimin e shtetit.
Sot e duam shtetin duke ndertuar atë, duke krijuar kuadro të reja, intelektualë që do të shtyen proceset reformuese. Dhe studentët kanë rol të pazevendësueshëm në këtë proces. Por kjo nismë duhet të jetë e drejtë. Ne duhet të shërbejmë si model i njerëzve që duan dhe luftojnë për shtetin tonë. Andaj, është e rëndësishme që të konfrontojmë elementet negative që cënojnë të ardhmën dhe reputacionin tonë si grup.
Më shqetësuesi nga këto elemente është ai i kopjimit. Studentët duhet të e luftojnë këtë fenomen sepse në thelb, u’a zhbën qenësinë. Fjala studim rrjedhë nga latinishtja “studiare”, pra, analizë. Mirëpo, analiza nuk mund të jetë e vlefshme nëse ne atë e shohim vetëm si formë për arritjen e qëllimeve. Thuaj jo kopjimit!
Muaji janar, muaj i fushatës kundër kësaj dukurie negative!
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti pret në takim kryetarin e komunës gjermane Arianit Bes...
Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presi...