Google ADS

UNICEF dhe PEN trajnojnë gazetarët e rinjë për mendim kritik

15:55 | 24 Tetor 2016
Arbresh.info

30 të rinj nga qytete të ndryshme të Kosovës, kanë marrë në trajnimin tre-ditor ‘Ponder’ të organizuar nga UNICEF Innovations Lab Kosovo dhe OJQ PEN.

Përgjatë këtyre tre ditëve, këta të rinj, tw cilwt aspirojnë tw bwhen gazetarw nw tw ardhmen, janë trajnuar për të analizuar në mënyrë kritike dhe për të vlerësuar mediat tradicionale dhe të reja, për të sfiduar indoktrinimin dhe mesazhet anti-sociale.

Valon Nushi, koordinator në puntorinë “Ponder”, tha se punëtoria PONDER ka për qëllim ngritjen e aftësive të të menduarit kritik, duke përfshirë shkrim-leximin kritik medial.

“PONDER është një punëtori tre ditore e modelit dinamik e cila ka për qëllim ngritjen e aftësive të të menduarit kritik, duke përfshirë shkrim leximin kritik medial në mënyrë që të rinjët dhe të rejat e moshës 14-21 vjec të jenë në gjendje të njohin informatën dhe të bëjnë dallimin e informatave të cilat i marrin cdo ditë përmes medieve tradicionale dhe të reja. Punëtoria PONDER: Shkrim-leximi kritik medial, organizohet nga UNICEF Innovations Lab Kosovo dhe OJQ PEN (Rrjeti Edukatorëve Bashkëmoshatarë) në bashkëpunim me Misionin e OSBE-se në Kosovë”, tha Nushi.

Kurse, Dorontina Rraci studente e Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës dhe pjesëmarrëse në puntorinë “Ponder”, tha se punëtoria e ka ndihmuar të zhvillojë mendimin kritik.

“Siç e dijmë sot të gjithë jemi të bomabarduar nga lajmet e ndryshme, kjo për arsye të përdorimit të shumë rrjeteve sociale dhe ndërlidhjes me ta. Ky trajnim na mësoj se si të mendojmë. Jo gjithaçka që na servohet është edhe e vërtetë. Na ndihmuan ta zhvillojmë mendimin kritik, jo që shoqëria jonë nuk ka mendim kritik por nuk dinë si ta shprehin”, tha ajo.

Në anën tjetër, Jon Hoxha pjesëmarrës në punëtorinë treditore të ‘Ponder’, ka thënë se falë kësaj përvoje tre-ditore, ka mësuar se si të bëjnë analizimin e situatave dhe çështjeve në përgjithësi.

“’Workshopi’ sipas përshtypjeve të mija ka qenë shumë zbavitës dhe informues. Kemi mësuar më tepër në lidhje me analizimin e situatave dhe çështjeve në përgjithësi. Pjesëmarrësit tjerë kanë qenë shumë të mirë. Ia ka vlejtë me qenë pjesë e kësaj puntorie”, ka thënë Hoxha.

Pjesëmarrësve më të suksesshëm do u mundësohet praktika njëmujore në ndonjërën nga mediat në Kosovë. Ndërsa, sesioni i dytë dhe i tretë do te mbahen gjatë nëntorit dhe dhjetorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme