ava Ndërkombëtare e Arsimit po vazhdon në Kosovë, ku sot u përmbyll edhe dita e dytë e shënimit të kësaj jave, e cila u mbajt në këndin amerikan që gjendet në Bibliotekën Ndërkombëtare të Prishtinës.
Me këtë rast, shumë studentët dhe nxënës patën mundësinë të mësojnë rreth kushteve dhe mundësive për të studiuar në Amerikë përmes ligjëratës së Cherly Francisconi, e cila është koordinatore në Qendrën Edukative Amerikane për Evropë.
Kështu, Francisconi tregoi se studentët kanë shumë mundësi për studime bachelor, master dhe për doktoraturë dhe ka mundësi për studime në universitete të cilat janë shumë të lira e po ashtu ofrojnë edhe bursa.
Për këtë arsye ajo mendon se kjo është një mundësi shumë e mirë për studentët kosovarë edhe pse nuk i kanë shumë kushtet e mira ekonomike.
Drejtori i Qendrës Amerikane për Këshillime, Erëblir Kadriu, tha se kjo javë e cila ka filluar dje është duke shkuar mjaft mirë dhe se interesimi i nxënësve dhe studentëve është mjaft i madh.
Java Ndërkombëtare e Arsimit është organizuar nga Qendra Amerikane për Këshillime për nder të kësaj jave dhe për ta promovuar sistemin amerikan te studentët dhe nxënësit e Kosovës.
Kjo javë përmbyllet të premten me ligjërues nga Universitetet e Amerikës.
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...