Objekti i Gjimnazit Shoqëror “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, aktualisht është bërë strehë për nxënësit e tri shkollave të komunës.
Veç nxënësve të këtij gjimnazi, mësimet aty i ndjekin edhe nxënësit e Shkollës së Mjekësisë “Elena Gjika” dhe gati gjysma e nxënësve të shkollës fillore “Gjon Serreçi”. Kjo gjendje e ka rënduar për së tepërmi mësimin për nxënësit e gjimnazit, të cilët në mungesë të klasave kanë rritur numrin e nxënësve nëpër paralele dhe diku tashmë ky numër ka shkuar mbi 50 nxënës.
Nisur nga kjo, zyrtarët komunal kanë premtuar se qysh në fillim të gjysmëvjetorit të dytë do t’i bëjnë zgjidhje këtij problemi me formimin edhe të dy paraleleve të reja të klasave të dhjeta , duke mundësuar kështu shkarkimin e klasave nga numri tepër I madh I nxënësve.
Drejtori i kësaj shkolle, Naser Osmani, e pranon se ka pasur mjaft probleme gjatë gjysmëvjetorit të parë, ndërsa e ka pa të nevojshme që të bëhet një zgjidhje e shpejtë, sepse numri inxënës ve ka arritur edhe në 53 nxënës në një klasë .
“Mbi 600 nxënës më tepër kanë ndjekur mësimet në këtë shkollë dhe vërtet ka qenë pengesë për një proces mësimor normal. Kemi pasur mjaft ngarkesë gjatë këtij gjysmëvjetori, por jemi mundu me ia dal disi. Nuk ka qenë e lehtë edhe për ne, por kemi pas presion nga prindërit që të mos e lëmë asnjë nxënës në rrugë. Edhe pse shkollat profesionale vuajnë për nxënës ne nuk kemi faj që jemi të kërkuar si shkollë elite e Ferizajt”, thotë drejtori Osmani.
Këtë problem e ka të njohur edhe Drejtoria e Arsimit në Ferizaj, drejtuesit e së cilës kanë thënë se në gjysmëvjetorin e dytë do të shtohen edhe dy paralele të reja por problemi i hapësirës aty është mjaft i theksuar.
“Në gjysmëvjetorin e dytë nuk do të lejojmë që të nis mësimi me atë numër të madh të nxënësve. Do të bëjmë diçka që të hapim edhe dy paralele të reja por ka telashe se është një shkollë e ngushtë aty prandaj ka qenë një sfidë e madhe për ne gjatë këtij gjysmëvjetori”ka thënë Halili.
Me këtë numër të madh të nxënësve autoritetet e shkollës dhe ato komunale e pranojnë se ka pasur pengesa në zhvillimin e orës mësimore por pohojnë se janë bërë përpjekje shtesë që të mos humbin nxënësit.
“Ndoshta mund të ketë pasur lëshime diku por në vazhdimësi jemi kujdes që të ketë mësim cilësor dhe kjo është dëshmuar me suksesin e nxënësve tanë edhe në gara republikane. Po ashtu ne test të maturës kemi gjithmonë sukses të lakmueshme” shpjegon drejtori Osmani.
Edhe zyrtarët për arsim në komunën e Ferizajt u pajtuam se mund të ketë pasur ngecje kur nuk ka kushte të mjaftueshme për mësim, por thonë se mësimdhënësit kanë qenë të përkushtuar që kjo sfidë të kalohet dhe nuk është raportuar ndonjë ankesë nga ana e prindërve.
Për këtë problem, shpesh herë e ka ngritur z? ?rin edhe opozita në Ferizaj duke thënë se rritja e numrit të nxënësve në këtë shkollë ka ardhur si rezultat i menaxhimit jo të mirë si dhe ndikimit të pushtetit në politikat e regjistrimit.
Ndryshe, në një plan afatgjatë është paraparë që shkolla e mjekësisë brenda disa viteve të kalojë në shkollën e kompetencës , kurse për Gjimnazin pritet të ndërtohet një shkollë e re si nevojë për kushte më të mira mësimore. Deri atëherë kulmi me tri shkolla do të vazhdojë të ndjejë zhurmë dhe kushte jo cilësore për punë efikase mësimore.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...