Asnjë kriter ligjor, me të cilin definohet krijimi i një universiteti sipas Ligjit për Arsimin e lartë, nuk e plotëson Fakulteti i Shkencave të Aplikuara (FSHA) në Ferizaj për t’u bërë universitet.
Megjithatë, kjo gjë nuk po shihet si pengesë madje as nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, i cili si organi më i lartë ligjvënës në vend është kompetent për të prirë në mbrojte të ligjshmërisë, shkruan sot KD.
Ndërsa, ky Fakultet vetëm edhe formalisht ka mbetur të shpallet i tillë, bazuar në deklaratat që i ka dhënë ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i cili gjatë një vizite që ia bëri Ferizajt, të martën, e ka quajtur atë “qytet universitar”.
Por nisma për themelimin e këtij Universiteti po kritikohet ashpër nga ekspertë të arsimit. Ata thonë se nismat e këtilla janë tepër të dëmshme për shtetin dhe qytetarët, ndërsa pohojnë se duhet të kërkohet llogaridhënie dhe ndëshkim për ata që e kanë iniciuar këtë proces.
Kështu, ministri Bajrami teksa ka mbajtur ligjëratë para studentëve në Fakultetin e Ferizajt, ka uruar ata për vendimin qeveritar, duke thënë se qyteti i Ferizajt po e merr me meritë statusin e qytetit universitar. “Ky vendim për Ferizajn qytet universitar do të jetë një vendim me të cilin të gjithë do të krenohemi, sepse po synojmë që Ferizajt t’i japim një qendër të fortë universitare rajonale”, ka thënë ministri Bajrami
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...