Në Tetovë momentalisht ka 128 magjistër shkencash të papunë të cilët janë paraqitur në Agjencinë për Punësim.
Numri i atyre që kanë përfunduar studimet deridiplomike dhe janë paraqitur si të papunë është 2.098, ndërsa Tetova momentalisht ka rreth 17 mijë persona të papunë, prej të cilëve 15 mijë janë kërkues aktiv për punë.
Si pasojë e pandemisë, mbi 16 mijë persona kanë mbetur papunë në Tetovë.
“Që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020 deri më 31 dhjetor 2021, si rezultat i pandemisë, të dhënat e Agjencisë për punësim tregojnë se numri është rreth 16 mijë person”, tha Bekim Murati nga Agjencia për Punësim.
Në Tetovë ka 15 mijë persona që kërkojnë punë, ndërsa prej tyre 12 mijë janë shqiptarë./zyrtare/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit