Testit të arritshmërisë i nënshtrohen 32 mijë maturantë

12:37 | 4 Qershor 2016
M. A.

Në shkollat e mesme në Republikën e Kosovës, sot po mbahet testi i arritshmërisë, ku nxënësit sprovuan dijen e tyre për t’u orientuar në universitete, kolegjet apo zanatet që ata dëshirojnë të vazhdojnë.

Testit të arritshërisë iu kanë nënshtruar 32 mijë nxënës në Republikën e Kosovës. Në krahasim me vitet e kaluara, këtë vit nxënësit që dëshirojnë të kalojnë në arsim të lartë, duhet të kalojnë testin në një prag të arsyeshëm që Ministria e Arsimit e ka ulur kriterin në 40%.

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami tha se Ministria e Arsimit , drejtoritë komunale dhe 3000 mijë administrues po vëzhgojnë punën në mënyrë që të lehtësojnë testin për 32 mijë maturantë.

 

“Është një test i vlerësimit kombëtar dhe të gjithë janë të mobilizuar, pra, Ministria e Arsimit me të gjitha kapacitete, drejtorit komunale, më tepër se 3000 administr ues nëpër shkolla që sot ta lehtësojnë testin për 32 mijë maturant në mënyrë që të kemi një matur kredibile të besueshme dhe profesionale për të treguar edhe pjekurin e sistemit arsimor. Testi i sivjetmë i maturës është i lehtësuar sepse ka hyrë në fuqi ligji për maturën shtetërore dhe ofron mjaftë lehtësira sepse të gjithë nxënësit e shkollave të mesme janë pajisur dhe do të pajisen me diploma pa marrë parasysh rezultatin e testit, vetëm maturantët që kanë planifikim të shkojnë në arsimin e lartë, duhet takalojnë testin në një prag të arsyeshëm në mënyrë që e kemi ulur në 40%, dhe me një test të ri i cili mban 100 pyetje të përgjithshme dhe 100 pyetje profesionale”,tha Bajrami.

Ministri Bajrami bëri të ditur se Kosova për herë të parë do të pilotoj maturën digjitale në vitin 2018, atëherë edhe kur është paraparë edhe ligji i ri për maturën. Ai shtoi se Kosova do të jetë shteti i parë në rajon që e piloton por është e rëndësishme që të mos krijojmë eufori por të krijojmë përgjegjësi dhe qasje reale.

Drejtoresha e arsimit në Komunën e Prishtinës,Arbërie Nagavci tha se në komunën e Prishtinës janë gjithsejtë 4795 maturant, të cilët iu kanë nënshtruar testit i cili po mbahet në 22 shkolla.

 

Drejtori i shkollës së mesme” Xhevdet Doda“, Azem Jaha tha se këtë vit në shkollën e tyre do të matarojnë 507 nxënës së bashku me 12 maturant të vitit të kaluar.

Pjesa e dytë e testit të arritshmërisë do të mbahet më 18 qershor dhe rezultatet e të dy testeve do të publikohen më 30 qershor. /

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme