Më 12 prill në Komunën e Prishtinës ka filluar procesi i vlerësimit ndërkombëtar PISA-2018, proces i cili do të zhvillohet në Prishtinë edhe në datat 13, 16 dhe 17 prill.
Drejtoria e Arsimit në koordinim me drejtuesit e institucioneve edukativo-arsimore, koordinatorët dhe mësimdhënësit e shkollave, në funksion të një procesi të mbarë dhe të suksesshëm iu kanë qasur me shumë seriozitet dhe profesionalizëm këtij testimit, duke realizuar gjitha përgatitjet e duhura me kohë të paraparë dhe sipas kërkesave dhe standardeve të kërkuara, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Për të parë nga afër rrjedhën e procesit të testimit, drejtori i Arsimit, Jonuz Salihaj me bashkëpunëtorë realizuan vizita në institucionet edukativo-arsimore ku po mbahet testi.
Në Komunën e Prishtinës këtij procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen nxënësit e 23 institucioneve arsimore publike dhe private, të cilët kanë lindur gjatë vitit 2002 dhe testi do të organizohet në shkencë, lexim dhe matematikë.
“Vlerësimi i tillë do të jetë sa sfidues, edhe i dobishëm për sistemin e arsimit të Kosovës, sepse do të nxjerrë në pah gjendjen reale të arsimit dhe do të na orienton‒tregon, se ku janë përparësitë dhe dobësitë e arsimit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...