Nxënësit e shkollave të mesme, pritet që në fund të muajit prill t’i nënshtrohen Testit Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxëenësve (PISA).
Ndonëse,rezultatet e para e ranguan Kosovën në vendin e tretë nga fundi, anëtarja e komisionit për Arsim, Teuta Haxhiu për Indeksonline është shprehur se në këtë vit pritet vetëdijësim më i madh i nxënësve dhe rezultate më të mira.
Mirëpo, Haxhiu thotë se nuk është dashur kaq shpejtë të mbahet ky test.
“Sa a ka qenë momenti për tu mbajtur, unë personalisht mendoj se nuk ka qenë. Nuk është dashur që kaq shpejtë, për dy vite, dy herë të testohen në testin PISA. Mirëpo, mendoj se do të kemi rezultate më të mira, dhe këto rezultate nuk janë që do të ndryshojnë dicka të madhe por, në faktë është vetëdjiësim në krahasim me herën e kaluar, një vlerësim real” ka thënë Haxhiu për Indeksonline.
Ajo ka shtuar se nxënësit e mësimdhënësit herën e kaluar nuk e kanë ditur fare se për cfarë testi bëhet fjalë ndërsa tani ka seriozitet më të madh nga Qeveria e Ministria rreth testit.
“Ne kemi nevoje të gjithë se bashku të ndihmojmë në ngritjen e cilësisë, por, asnjëherë nuk duhet të jemi kritik vetëm ndaj mesmidhënëvs në tërësi, si grup, apo ndaj nxënësve, sepse në fakt duhet të punojmë bashkarisht që të ju ndihmojmë, dhe një pjesë e mesimdhënsëve shumë prej tyre kanë nevoje për ndihmës mësimdhënës-asistent” ka shtuar Haxhiu.
Ndërsa,drejtori Qendres për Arsimin e Kosovës (KEC), Dukagjin Pupovci për Indeksonline ka thënë se përgaditjet që do ju bëhen nxënësve është jo për të arritur një rezultat më të mirë, por që të tregojnë atë që dinë.
“Nuk është qëllimi që nxënësit të përgatiten dhe të bëjnë gara për të arritur një rezultat më të mirë, por të tregojnë atë që dinë, në mënyrë që të nxirren përfundime për anët pozitive dhe negative të sistemit të arsimit. Prandaj, këtu nuk kërkohet ndonjë përgatitje e veçantë, përveç përgatitjes psikike që të japin maksimumin në test. Kjo sepse pyetjet janë të logjikshme dhe reflektojnë atë që nxënësi ka mësuar nga fëmijëria e hershme” ka thënë Pupovci.
Pupovci ka shtuar se që nga shpallja e rezultateve të testit të kaluar nuk është bërë ndonjë punë e veçantë me mësimdhënës që të ketë përmirësime në punën e tyre, përkundrazi këta të fundit janë duke u sfiduar me kurrikulen e re.
“Mësimdhënia është vetëm një nga faktorët që ndikon në suksesin e nxënësve dhe nuk besoj se nga shpallja e rezultateve të testit të kaluar, në dhjetorin e vitit 2016, është bërë ndonjë punë e veçantë me mësimdhënës që të ketë përmirësime në punën e tyre. Përkundrazi, mësimdhënësit janë duke u sfiduar me kurrikulëne re zbatimi i së cilës ka filluar nga shtatori i vitit të kaluar, pa përgatitje të duhura. Shumicës nuk i ofrohet ndonjë këshillim profesional gjatë punës së tyre e as që mbikëqyren. Pastaj, shkollat vazhdojnë të mos kenë mjete konkretizimi që do të ndikonin në përmirësimin e mësimdhënies. Prandaj, nuk është reale të presim se rezultati do të përmirësohet nga vetëdijesimi i mësimdhënësve” ka shtuar Pupovci.
Pupovci ka thënë se edhe komunat duhet të vetëdijësohen se kanë përgjegjësi për gjendjen në arsim.
“Komunat kanë rol me rëndësi në menaxhimin e shkollave, pasi emërojnë edhe drejtorët edhe mësimdhënësit. Në këtë nivel ka shumë anomali, nepotizëm dhe politizim në punësime, mungesë të mbikëqyrjes, neglizhencë. Prandaj, është mirë që komunat të vetëdijesohen se kanë përgjegjësi për gjendjen në arsim, edhe pse nuk i subordinohen qeverisë. Nga ana tjetër, nuk duhet harruar se komunat nuk i bëjnë politikat arsimore, planprogramet, tekstet mësimore, as nuk inspektojnë shkolla, as nuk ndajnë buxhet për arsim, pra këto janë funksione të pushtetit qendror që, po ashtu, ndikojnë në suksesin e nxënësve” ka përfunduar Pupovci.
Pupovci ka thënë se pavarësisht testit që do të jetë në mënyrë dixhitale, shumica e fëmijësve të kësaj moshe janë të shkathtë më teknologji dhe do t’ia dalin.
Shkollat të cilat do të jenë pjesëmarrëse në Testin Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve (PISA) do të përzgjidhen deri në fund të janarit./Indeksonline
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?