Testi ndërkombëtar PISA fillon sot në Kosovë, i cili do të mbahet deri më 5 maj, ku në këtë testim do të marrin pjesë 5 mijë e 370 nxënës nga 211 shkolla nga e gjithë Kosova.
Testi fillon në komunën e Prizrenit për të vazhduar në të gjitha komunat e tjera. Ministri Bytyqi, i bëri thirrje Sindikatës së Arsimit për të mos filluar grevën e paralajmëruar, në mënyrë që të mos ndërpritet ky proces.
Sipas rregullave të organizimit të testit ndërkombëtar PISA, nuk lejohet të bëhen publike emrat e shkollave dhe nxënësve që i nënshtrohen këtij testi. Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, tha se për këtë vit është bërë një përgatitje shumë e mirë, ku secili nxënës e di peshën dhe rëndësinë e testit PISA. Me këtë rast, ai i bëri thirrje edhe Sindikatës së Arsimit që të mos fillojë grevën, për të mos e dëmtuar këtë proces.
“Sot nxënësit tanë e dinë saktësisht se nuk janë duke u futur në testin PISA për vetveten, por për shtetin e Kosovës. Kemi kërkuar që të mos dëmtohet ky proces sepse është një proces i jashtëzakonshëm. Normalisht kemi edhe testin e maturës, që po ashtu greva mund ta dëmtojë.”
Ministri Bytyqi tha se janë përpjekur vazhdimisht që Ligji për punëtorët e arsimit të viteve ’90-ta të procedohet sa më shpejt në Kuvend, por siç tha ka implikime buxhetore.
“E kemi informuar SBAShK-un që edhe në pjesën e shpenzimeve afatmesme është planifikuar që të kemi buxhet për Ligjin e arsimit shqip të viteve ’90-ta. Kemi kërkuar mirëkuptim që Qeveria është duke punuar, është duke gjetur masa sa më të shpejta që ligji të shkojë në Parlament.”
Ministri i Arsimit, u shpreh optimist se gjatë kësaj jave do të gjendet një zgjidhje për të mos filluar grevat. Ndërkohë, nga ana tjetër, Sindikata është shprehur e vendosur se nëse Ligji nuk shkon në Kuvend para datës 13, atëherë grevat do të fillojnë në një afat të pacaktuar. Sindikalistët thonë se për dëmtimin e testit PISA dhe maturën, duhet ta mbajë përgjegjësi Qeveria. Për testin PISA, Ministria e Arsimit pat formuar një komision, i cili me planin dinamik organizoi mbajtjen e dy testeve pilot në të gjitha shkollat e Kosovës. Përgatitjet u bënë me qëllim ngritjen e vetëdijes së nxënësve dhe mësimdhënësve për rëndësinë e testit PISA. Ky test sivjet organizohet në mënyrë digjitale./rtklive
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...