Testi i maturës për nxënësit që përfundojnë shkollën e mesme sivjet do të ketë disa ndryshime.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka bërë të ditur në një konferencë për media se testi sivjet nuk do të mbahet në ditën e njëjtë në të gjitha shkollat e Kosovës, raporton Arbresh.info.
Sipas tij, këtë vit testi i maturës do të ndahet në katër regjione ku për secilin regjion do të ketë ditë të ndryshme të mbajtjes së testit, që do të thotë se testi do të zhvillohet në katër ditë të ndryshme.
“Në këtë vit organizimi i testit nuk do të jetë në të gjithë Kosovën në ditën e njëjtën mirëpo do të mbahet në 4 ditë të ndryshme, në katër regjione, në mënyrë që të organizohet sa më mirë. Në mënyrë që testi i maturës të funksionoj si duhet, drejtoritë komunale të arsimit e kanë një rol kyç andaj kërkojmë nga ju që së bashku me Komisionin të angazhohemi që ky test të kryhet në mënyrë sa më të mirë të mundshme dhe të kemi rezultate reale”, ka thënë Bytyqi
Në konferencën për media është bërë edhe tërheqja e shortit për secilin regjion për radhën e mbajtjes së testit.
Në bazë të shortit, Regjioni i Ferizajt dhe Gjilanit do të mbajë testin i pari, regjioni i dytë do të jetë ai i Prishtinës, regjioni i tretë do të jetë ai i Prizrenit dhe Gjakovës ndërkaq i katërti, Regjioni i Prizrenit dhe Gjakovës.
Fehmi Hysenaj nga Komisioni Shtetëror i Maturës ka thënë se asnjë regjion nuk do t’i ketë pyetjet e njëjta në test./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1737588676306217/
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?