Testi i maturës do të mbahet me 29 gusht

21:42 | 26 Gusht 2020
Arbresh.info

Testi i maturës do të mbahet këtë të shtune, më 29 gusht.

Të gjitha përgatitjet janë bërë për mbarëvajtjen e këtij testi. Nga SBASHK-u, mbajtjen e këtij procesi po e shohin si provë për t’u përgatitur për vitin e ri shkollor.

Më 29 gusht do të mbahet testi i maturës, SBASHK-u e sheh si provë për t’u përgatitur për vitin e ri shkollor.

Nuk mundën të përshëndetën më shokët e tyre. Maturantet e vitit 2020 nuk mund të takohen edhe për disa kohë me kolegët e tyre të rinj në Universitete.

Por, që të pranohen në shkallën e parë të studimeve, atyre iu duhet që të hyn në testin e maturës. Fillimisht ky test ishte shtyrë, ndërsa tani pritet të zhvillohet me 29 gusht të këtij muaji.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Ministria e Arsimit. Pos kësaj, Ministria e Arsimit ka siguruar edhe masa mbrojtëse për tu mbrojtur nga COVID-19.

Pro mbajtjes së këtij testi është edhe njohësi i fushës së arsimit,Rinor Qehaja. Sipas tij duhet të ketë edhe përgaditje emocionale të maturantëve.

Sipas Qehajes shqetësimi kyç nuk do jetë pandemia, por kopjimi gjatë testimit. Kurse nga SBASHK testin e shohin si një provë për Ministrinë e Arsimit se si kjo e fundit do ta zhvillojë vitin e ri shkollorë.

Maturantët por edhe nxënësit pjesën e dytë të viti shkollor 2019 – 2020 e kanë ndjekur në mënyre elektronike, si pasoj e përhapjes së madhe të virusit korona në Kosovë./t7

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme