Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës (MASHT) edhe këtë vit do të shpërndajë falas tekstet shkollore për nxënësit nga klasa 1-rë deri në të 9-n. Ky dikaster qeveritar tashmë ka filluar shpërndarjen e teksteve nëpër të gjitha drejtoritë komunale të arsimit. Zyrtarë të lartë të MASHT-it kanë njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2015/2016 nëpër shkollat e Kosovës, shkruan Zëri.
Megjithëkëtë, jo në pak komuna të vendit do të ketë shkolla që nuk do të nisin procesin mësimor më 1 shtator për shkak të renovimeve dhe ndërtimeve të objekteve të reja.
Janë gjithsej gjashtë shkolla sipas Ministrisë në të cilat mësimi nuk do të fillojë më 1 shtator. Procesi mësimor do të zhvillohet në shkolla sipas udhëzimit administrativ të hartuar nga MASHT-i. Azem Guri, këshilltar politik i ministrit të arsimit Arsim Bajrami ka thënë se ministria ka përgatitur të gjitha udhëzimet administrative për këtë vit shkollor.
“Ne si Ministri e Arsimit kemi përgatitur udhëzimin administrativ, i cili përcakton kalendarin shkollor 2015/2016. Njëkohësisht kemi përgatitur edhe udhëzimet administrative gjegjësisht normativin për shkollat profesionale dhe për arsimin e përgjithshëm, pastaj edhe udhëzimin administrativ të cilin e marrin DKA-të për zbatimin e kontratës së përgjithshme për mësimdhënës”, tha Guri.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...