Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, të enjten ka mbajtur mbledhjen e radhës në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Nikoqir i kësaj mbledhje ishte Prof. Dr. Ramë Vataj, rektor i UPZ-së, njëherësh edhe kryetar i Konferencës së Rektorëve.
Në mbledhje është vendosur që të hënën, më 9.7.2018, të hapet konkursi për regjistrimin e studentëve të rinj në të gjitha universitetet publike. Gjithashtu në këtë mbledhje është diskutuar për mbështetje mes universiteteve me staf akademik. Po ashtu është diskutuar për situatën buxhetore të universiteteve dhe nevojën për rritjen e buxhetit për përmirësimin e kushteve në të gjitha aspektet në universitetet publike.
Temë diskutimi ishte edhe nevoja për miratimin e statuteve të disa universiteteve publike në Kuvendin e Kosovës, të cilat funksionojnë me statute të përkohshme.
Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, për zgjidhjen e këtyre problemeve kërkon bashkëpunimin e institucioneve qeveritare dhe Kuvendit.
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...