Synohet orientimi i nxënësve në shkolla profesionale

09:00 | 28 Mars 2018
Arbresh.info

Qendra për Këshillim në Karrierë, në kuadër të Drejtorisë për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në Komunën e Prishtinës ka organizuar punëtorinë dy ditore me temën “Dyert e Hapura”.

Përmes një njoftimi dërguar mediave, komuna ka bërë të ditur se janë në përpjekje për të gjetur mënyrat e duhura për t’i nxitur nxënësit e klasave të IX-ta që të orientohen në shkolla profesionale.

“Përveç kësaj, Qendra për Këshillim ne Karrierë ju shërben nxënësve edhe në përgatitjen e tyre sa më të mirë për punësim pas përfundimit së shkollës profesionale”, thuhet në komunikatë.

Të pranishëm në këtë punëtori ishin përfaqësues të Komunës, të MAShT-it, si dhe drejtorë të shkollave të mesme të ulëta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme