Rregullorja e Komunës së Ferizajt për ndarjen e bursave ka sjellë shumë pakënaqësi në mesin e studentëve ferizajas. Një nen i kësaj rregullore që specifikon të drejtën e përfitimit të bursës universitare vetëm nga ata studentë që i kanë përfunduar provimet e vitit në afatin e shtatorit po del që të jetë kontestues nga studentët tjerë që këtë nuk e kanë bërë.
Shkëlzim Guta, i papunë është baba i tri vajzave studente. Vajza e dytë e tij, studente e vitit të katërt në Fakultetin e Mjekësisë, drejtimi stomatologji, për dy vite kishte qenë përfituese e bursës universitare nga komuna. Ai është ndier i habitur kur nuk e ka parë emrin e vajzës në listë.
“Isha te zyrtarët e arsimit dhe ata më thanë se kriteri ka qenë përjashtues ngase vajza nuk i ka përfunduar provimet në afatin e paraparë. Asaj i ka mbetur edhe një provim dhe unë nuk e di pse ky problem ka dalë kur vajza e ka fituar kushtin. Në listën përfituese po shoh se ka emra të studentëve që i kanë të punësuar të dy prindërit, unë nuk jam i punësuar askund, i kam edhe dy studente tjera në shtëpi. Vështirë është t’u krijosh kushte në këtë gjendje”, thotë Shkëlzimi.
Se rregullorja komunale është pengesë e kanë pranuar edhe zyrtarët e arsimit të Ferizajt. Drejtori i DKA- së, Muhamet Halili, ka ndier keqardhje për të gjithë ata studentë që kanë qenë përfitues por që nuk kanë mundur të arrijnë kriterin për të qenë prapë shfrytëzues të bursës së komunës. Ai fajin ia hedhë rregullores komunale për ndarjen e bursave, ndërsa është shprehur pro diskutimit të saj në Kuvendin e Ferizajt.
“Pengesë është rregullorja për ndarjen e bursave, ne tani po i presim disa kërkesa nga vetë studentët dhe me propozimin e tyre, ne do ta analizojmë si DKA në Bord, se a duhet të kalohet kjo në Kuvendin komunal për ndryshim apo plotësim rreth kritereve për përfitimin e bursës universitare. Në fakt edhe unë jam që për disa studentë me pas përjashtime, për shembull nëse krahasohen drejtimet e Mjekësisë dhe të Fakultetit Teknik me drejtimet shoqërore kanë një dallim të madh, këtu duhet ndërhyrje rreth rregullores, duhet të shkohet me propozime konkrete në mënyrë që kuvendi me vendosë a të mbetet kjo rregullore apo duhet ndryshuar”, ka thënë Halil, rpaoron Kpi.
Pavarësisht se si do të vendoset për rregulloren, Shkëlzim Guta, ka vendosur që t’i ankohet DKA-së, Zyrës së kryetarit të Ferizajt dhe Zyrës së Avokatit të Popullit. Ai thotë se rrugë tjetër nuk i ka mbet, ose të ushtrojë ankesë ose t’ua ndërpres studimet vajzave.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë