Organizata Studentore “Reforma” ka organizuar sot aktivitet simbolik për të shprehur kundërshtimin lidhur me vendimit e Këshillit Drejtues të UP-së për uljen e vlerës së bursës studentore për studentë të shkëlqyer, nga 900 në 500 euro.
Arben Elshani, nënkryetar i Organizatës “Reforma” ka thënë para mediave se përmes këtij aktiviteti studentët shprehin kundërshtimin për uljen e bursës dhe kërkojnë që ky vendim të kthehet në rishqyrtim, shkruan arbresh.info.
“Sot ne përmes këtij aktiviteti shprehim jo vetëm kundërshtimin e vendimit dhe të kthehet në rishqyrtim por edhe të kthehet vlera e bursës që ka qenë më herët, 900 euro. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë nuk do të ndalemi deri në shkarkimin e Bordit aktual”, ka thënë Elshani.
Ai ka shtuar se nuk do të pranojnë shumën prej 600 euro bursë siç ka paralajmëruar rektori i UP-së, Marjan Dema.
Sipas tij, nëse vlera e bursës nuk kthehet në 900 euro, atëherë studentët do të dalin në protesta./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1653345581397194/
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...