Studentë të Universitetit të Prishtinës, janë mbledhur edhe sot para Rektoratit për të protestuar kundër mospranimit të kërkesave të tyre.
Studentët paralajmërojnë protesta edhe para MASHT-it, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre
Studentët e Universitetit të Prishtinës të cilët janë duke protestuar para Rektoratit të UP-së, kanë vendosur që sot të qëndrojnë para rektoratit deri në orën 16:00.
Ata kanë paralajmëruar se nëse Rektori Ramadan Zjenullahu, nuk reflekton karshi kërkesave të tyre, do të marrin hapa të tjerë, duke mos përjashtuar protestën edhe para Ministrisë së Arsimit, raporton lajmi.net.
Studentët kanë njoftuar se nesër nuk do të ketë protestë për shaka se pritet që të ketë një mbledhje të Bordit të UP-së, dhe siç janë shprehur ata për të mos penguar këtë mbledhje.
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...