Një grup i studentëve me fishkëllima e kanë kundërshtuar fjalimi e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hoxhaj, duke e quajtur shkelës të Kushtetutës. Njëjtë kanë reaguar edhe ndaj ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Studentët janë tërhequr zvarrë nga pjesëtarët e sigurimit dhe asnjë nga panalelistët nuk ka reaguar.
Studentët janë larguar nga salla dhe seminari po vazhdon me fjalimin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit.
Një profesor e ka kundërshtuar duke thënë se nuk është në rregull që studentët të trajtohen në këtë mënyrë.
KosovaPress mëson se studentët janë aktivistë të Lëvizjes Studentore për Barazi – Studim Kritikë Veprim.
Studentët njëjtë kanë reaguar edhe ndaj ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Me këtë rast ka ndërhyrë Policia e Kosovës, duke arrestuar studentët që kanë penguar seminarin që po mbahet për nder të 8 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Kosovës.
Studentët vazhdimisht pohonin se Enver Hasani dhe Hajredin Kuçi duhet të arrestohen sepse e kanë shkelur kushtetutën.
Për momentin seminari është duke pauzuar, por në sallë ka akoma studentë të tillë të cilët po kundërshtojnë dhe po refuzojnë të dalin nga salla.
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...