Studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, tash e tutje do të mund të shfrytëzojnë mundësitë që ofrohen në Universitetin e Nigdes në Turqi për studime në nivelin master.
Për këtë janë dakorduar rektori i Universitetit të Mitrovicës, Alush Musaj dhe rektori i Universitetit të Nigdes, Adnan Gorur, gjatë një takimi të përbashkët në këtë universitet turk.
Në këtë kuadër, pritet të ofrohen lehtësira për studentët mitrovicas, të cilët dëshirojnë të kryejnë studimet në nivelin master në Universitetin e Nigdes në degët e përshtatshme.
Të dy rektorët kanë shprehur vullnetin e tyre për konkretizimin e kësaj marrëveshje në të mirë të studentëve.
Rektori Musaj, e ka vlerësuar si një mundësi shumë të mirë për studentët e Universitetit të Mitrovicës që ofrohet nga Universiteti i Nigdes.
“Kjo është një mundësi më tepër që ofrohet për studentët tanë, të cilët do të mund të shfrytëzojnë kapacitetet që ofrohen nga një universitet prestigjioz”, ka thënë Musaj.
Një pikë tjetër e bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve, ka të bëj me përgatitjen e projekteve të përbashkëta në sferën ndërkombëtare. Në këtë drejtim, rektori i Universitetit të Nigdes, Adnan Gorur, tha se të dy universitetet mund të bëhen bashkë pjesë e projekteve të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ndryshe, gjatë vizitës në këtë universitet, me të cilin Universiteti ‘Isa Boletini’ ka marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruar para më shumë se një viti, janë zhvilluar takime edhe me dekanë të njësive akademike, ku është biseduar për mundësitë specifike që ofrohen sa i përket bashkëpunimit me njësitë akademike në Universitetin e Mitrovicës.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin