Unioni i Studentëve Pro Europian (USPE) dega në Gjilan, për ditën e 1 Majit mbanë marsh protestues.
Sipas tyre, marshi protestues ka për qëllim avokimin e të drejtave të të rinjve, e studentëve në veçanti për punësim.
“Duke ditur që në Kosovë nuk është protestuar asnjëherë për të drejtat e punëtorëve, ne po kërkojmë vetëm të na ipet e drejta e punësimit, ne si të diplomuar të ardhëshm, nuk kemi kurfar perspektive, nuk dijmë se çfarë na pret, por ne nuk e kemi humbur ende shpresës, për këtë arsye edhe do të protestojmë, ” thuhet në njoftimin për medie, shkruan arbresh.info.
Marshi organizohet më datë 1 Maj duke filluar në ora 11:00 para hyrjes së Universitetit “KADRI ZEKA” dhe do të përfundoj para teatrit të qytetit në Gjilan, ku do të mbahen disa fjalime./arbresh.info/
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz