U tha se sot do të bllokohen fakultetet e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, por ajo nuk ndodhi sot pasi që sipas udhëheqësit të Grupit të Pavarur Studentor, Argjend Softolli rektori do të realizojë disa prej kërkesave të tyre.
Por për këtë ka reaguar Zyra për Informim të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, duke thëne se deklarimet e tilla janë të pavërteta dhe se askush nga menaxhmenti i UP-së nuk ka premtuar se ato kërkesa do të shqyrtohen dhe aq më pak të realizohen brenda kësaj jave.
Por kryetari i Parlamentit Studentor Egzon Daku tha për KosovaPress se janë zgjedhur dy mundësi për të zgjidhur këtë situatë dhe për t’u plotësuar kërkesat që ata i kanë drejtuar.
Daku ka treguar se i kanë dërguar një kërkesë Bordit për zgjidhjen e situatës në Senat si dhe mundësinë tjetër që të mblidhen nënshkrimet e nevojshme që senatori më i vjetër ta thërras mbledhjen e Senatit nëse rektori , Ramadan Zejnullahu, nuk e thërret mbledhjen.
Ndryshe ai tha se nëse Bordi nuk reflekton në këtë drejtim atëherë veprimet e Parlamentit Studentor do të drejtohen drejt bordit të Universitetit të Prishtinës.
“Për shqyrtimin e situatës së studentëve dhe shqyrtimin e kërkesave të Parlamentit Studentor kemi shfrytëzuar dy mekanizma. Një kërkesë të drejtuar Bordit për zgjidhjen e situatës në Senat dhe një tjetër mekanizëm për të mbledhur nënshkrimet e nevojshme që ta thërras senatorin më të vjetër nëse nuk e thërret rektori mbledhjen. Nëse bordi nuk reflekton dh në këtë drejtim veprimet tona do të drejtohet drejt bordit të Universitetit të Prishtinës”, tha Daku për KosovaPress.
Kërkesat e studentëve të UP janë: të kthehen afatet e jashtëzakonshme, ai i tetorit të bëhet me dy provime ashtu siç ka qenë, ulja e kritereve, kushti për të kaluar vitin e parë me shtatë provime(minus tri provime).
Ata gjithashtu kanë kërkuan që të bëhet vlerësim objektiv duke thënë se nëse duan të rrisin kriteret atëherë ata kërkojnë që të rrisin edhe mundësitë.
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...