Puna intensive dhe e suksesshme e stafit të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” së bashku me studentët e këtij Universiteti, u kurorëzuan të hënën me ekspozitë e aktivitete të ndryshme sportive në fund-vitin akademik 2015/2016.
Kryetari i Parlamentit Studentor në Universitetin e Mitrovicës, Fitim Latifaj, tha se të gjithë studentët sot ndjehen të kënaqur, ndërsa premtoi se do të vazhdohet me aktivitete të tilla edhe në të ardhmen.
Ai ka lavdëruar rektorin dhe stafin udhëheqës të Universitetit të Mitrovicës për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha iniciativat e studentëve.
“Me këtë aktivitet po mendojmë me përmbyllë me sukses vitin e parë prej që jemi nën udhëheqjen e studentëve… Do të vazhdojmë me aktivitete të tilla, studentët janë shumë të kënaqur dhe besoj se sot do të kalojmë shumë mirë…Kemi pasur gjithmonë përkrahjen e stafit, rektorit, të gjithë dekanëve, të cilët na kanë mbështetur në të gjitha inic iativat tona”, ka thënë Latifaj.
Hatixhe Gashi, kryetare e Këshillit të studentëve të Fakultetit të Edukimit, ka bërë të ditur për KosovaPress se të gjithë studentët bashkërisht janë munduar që përmes këtyre aktiviteteve të paraqesin sado pak punën e suksesshme të realizuar gjatë këtij viti.
“Kjo ekspozitë është punë e të gjithë studentëve, gjithë kolegëve të mi dhe në përfundim të semestrit jemi munduar që të paraqesim sado pak punën tonë të cilën e kemi bërë deri në ditët e sotme… Kemi marrë përkrahje fillimisht prej rektorit, dekanes, kemi përkrahjen e të gjithë kolegëve, kryetarit të parlamentit studentor, dhe mendoj se të gjithë bashkërisht kemi bërë një punë shumë të mirë”,tha Gashi.
Në anën tjetër, rektori i Universitetit të Mitrovicës ‘Isa Boletini’, Alush Musaj, tha se këta janë studentët të cilët përkundër sfidave dhe vështirësive që kanë, po i japin shpirt universitetit, por edhe qytetit të Mitrovicës.
Sipas tij, vitin e ardhshëm do të krijohen mundësi shumë më të mira për studentët, kur të përfundojnë punimet në objektet e reja në Kampusin e ri.
“Një iniciativë që studentët e kanë marrë si model nga universitetet të cilat i kanë vizituar vetë në vendet e rajonit. Ne e kemi pëlqyer si formë, është një organizim i mirë…Unë e kuptoj shumë mirë që këta nuk kanë pasur ambiente shumë të mira për studim, por me shpresë se vitin e ardhshëm po ka lojmë në objektet e reja në kampusin e ri, dhe po krijohen hapësira edhe më të mira për studime. Këta janë studentët të cilët po i japin shpirt universitetit por edhe qytetit të Mitrovicës, me gjithë sfidat që kanë, po tregojnë se janë një gjeneratë e sukseseve, e shpresës, jo vetëm të qytetit të Mitrovicës, por edhe Kosovës”, ka thënë për KosovaPress rektori Musaj.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...