Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci kanë nënshkruar sot Memorandumin e Bashkëpunimit për ofrimin e mbështetjes financiare për studentët e komuniteteve ashkali, egjiptian dhe rom të cilët studiojnë në universitetet publike në Kosovë.
Qëllimi i këtij Memorandumi është promovimi i edukimit te këto komunitete, nxitja në zhvillim akademik, krijimi i mundësive që studentët të mos i ndërpresin studimet për shkak të kushteve të vështira materiale, si dhe krijimi i brezave të rinj të mësimdhënësve dhe ligjëruesve nga radhët e komuniteteve.
Me këtë rast, Ministri Krasniqi, theksoi se kjo përkrahje financiare do të ndikojë në rritjen e nivelit arsimor të këtyre komuniteteve, ndërsa tha se për informim rreth kësaj mundësie duhet të punohet bashkë me shoqërinë civile, shkollat dhe komunat.
Ndërkaq, Ministrja Nagavci, pasi që theksoi rëndësinë e mbështetjes financiare për studentët e këtyre komuniteteve, përmendi edhe mbështetjen që po jep Ministria për Qendrat mësimore me bazë në shkollë dhe me bazë në komunitet, si dhe bursat që ndahen për nxënësit e shkollave të mesme për komunitetet ashkali, egjiptian dhe rom.
Ministrat Krasniqi e Nagavci u zotuan se si institucione do të punojnë vazhdueshëm për krijimin e mundësive të barabarta në arsim për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë./arbresh.info/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit