Unioni i Studentëve Pro Europian dega në Gjilan, për ditën e 1 Majit ka organizuar protestë më qëllim avokimin e të drejtave të të rinjëve dhe studentëve për punësim.
Studentët të cilët u nisën të marshojnë nga Universiteti “Haxhi Zeka” kërkuan që të trajtohen në mënyrë të barabartë kur bëhet fjalë për punësim, shkruan arbresh.info.
Marigona Shaqiri, deputete e Parlamentit Studentor tha se e drejta e punësimit në Kosovë lidhet me të drejtat e veprimit dhe mendimit.
“Nëse mendon dhe vepron në baza partiake, mund të fitosh një vend pune. Me rëndësi është ta njohësh këtë apo atë ministër, kryetarin e shtetit ose edhe drejtorin e shkollës. Kjo është mënyra më e lehtë për tu punësuar, mënyra të tjera s’ka”, tha Shaqiri.
Ndërkaq, Egzon Daku, kryear i Unionit të Studentëve Pro-Evropianë tha se duhet të ngritet niveli i përgjegjësisë.
“Të ngritet niveli i përgjegjësisë, kërkojmë që puna të drejtohet barabartë, mundësitë për punësimt të jenë të barabarta pavarësisht bindjeve politike apo partiake”, tha Daku./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1400561743342247/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...