Parlamenti i Studentëve i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, ka njoftuar se nga sot në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” do të ketë bojkot të mësimit dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të këtij parlamenti.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë studentëve të UGJFA-së që t’i bashkohen këtij bojkotit”, thuhet në njoftimin e Parlamenti i Studentëve i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.
Parlamenti Studentor i Universitetit publik të Gjakovës, “Fehmi Agani” të enjten që shkoi në Gjakovë protestuan në shenjë të pakënaqësisë me “gjendjen aktuale që e ka kapluar Universitetin”.
Sipas organizatës studentore “pengesë për këto janë disa persona brenda mureve të Universitetit që vazhdojnë ta ushtrojnë detyrën apo funksionin e tyre në stafin administrativ e që ushtrimin e detyrës po e bëjnë në mënyrë të jashtëligjshme. Nga këta persona vazhdimisht kemi kërcënime dhe shantazhe, duke bërë sjellje arrogante ndaj nesh dhe studentëve në përgjithësi”.
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...