Një grup studentësh të drejtimit të Arkitekturës së UBT-së, gjenerata 2012/2013, nëpërmjet projektit “PreHome”, dijen e tyre e kanë bartur edhe në Kinë.
Arkitektët e ardhshëm, Artan Jashari, Ardian Maliqaj e Getuart Dragobuzhda, edhe zyrtarisht janë bërë pjesë e 40 finalistëve (projekteve/ideve) më të mira nga e gjithë bota, pasi që kishin konkurruar në konkursin ndërkombëtar në Kinë – Lugina Valley.
“Studentët e grupit, duke qenë të kënaqur me arritjen e tyre, janë shprehur me entuziazëm se puna dhe përkushtimi i tyre në lëmin e arkitekturës ka filluar qysh tashti, kur ende janë duke studiuar, t’u shpërblehet”, thuhet në njoftimin e UBT-së.
Sidoqoftë, ata kërkojnë përkrahjen me vota nga të gjithë studentët e UBT-së, gjë të cilën mund ta bëjnë nëpërmjet linkut për votimhttp://spamall.info/ , ku është edhe emri i projektit “PreHome”.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...