Google ADS

Stafi i angazhuar në UP, tash e tre muaj nuk ka marrë paga

10:12 | 18 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Stafi i angazhuar në Universitetin e Prishtinës tash e tre muaj nuk ka marrë pagesë për orët mësimore që i ka mbajtur në këtë institucion.

Madje stafi që e mban këtë status në UP nuk ka nënshkruar as kontrata pune. Rektori, Marjan Dema tha për Radio Kosovën se kjo ka ndodh për shkak të ndryshimit të rregullores për angazhime.

Qindra ligjërues në Universitetin e Prishtinës që kanë status të stafit të angazhuar, nuk kanë marrë pagë gati tre muaj.

Kjo kategori e mësimdhënësve të UP-së, edhe pse e kanë filluar punën që nga muaji tetor i këtij viti, nuk kanë nënshkruar as kontratë.

Të kontaktuar nga Radio Kosova, disa nga ligjëruesit e UP-së që e mbajnë këtë status e që kanë dashur të mbesin anonim, janë shprehur të shqetësuar për trajtimin që po u bëhet nga universiteti.

Mirëpo, në deklarimin e tij për Radio Kosovën rektori i UP-së, Marjan Dema, i ka dhënë disa arsye.

“Problem ka qenë buxheti dhe ndryshimi i rregulloreve”

Punonjësit me status të angazhuar në kuadër të stafit akademik të Universitetit të Prishtinës janë të paraparë me nenin 171 dhe kanë të drejtë në mësimdhënie akademike, kërkime shkencore dhe krijimtari artistike.

Lidhja e kontratës së punës në mes të punëdhënësit dhe të punësuarit është e obliguar edhe me nenin 10 dhe 11 të Ligjit të Punës në Kosovë./rtk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme