Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Tekonoligjisë ka reaguar ndaj shkrimit të publikuar nga agjencia e Lajmeve “Kosovapress” me mbititull “Ministrisë së Arsimit i dalin skandalet në shesh.
Sqarimi i plotë i MASHT-it:
Agjencia e Lajmeve “KosovaPress” gjatë ditës së sotme ka publikuar një shkrim me titull “Ministrisë së Arsimit i dalin skandalet në shesh”, në të cilin pretendohet të vihen në pah gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) në MAShT gjatë vitit 2016.
Me qëllim të informimit të drejtë dhe korrekt të opinionit publik, Raporti i Auditimit për raportin financiar vjetor të MAShT për vitin 2016, është vlerësuar si njëri nga raportet më të mira të institucioneve shtetërore, vlerësim të cilin e ka dhënë edhe vet Zyra Kombëtare e Auditimit.
Madje, ZKA ka konstatuar se MAShT ka realizuar buxhetin në masën më të mirë të mundshme dhe ka treguar performancë të mirë buxhetore.
MAShT i ka marrë me prioritet trajtimin dhe zbatimin e rekomandimeve të vitit paraprak, pjesa më e madhe e të cilave janë zbatuar dhe një pjesë tjetër janë në proces të zbatimit.
Megjithatë, sqarojmë se:
1. Gjetjet e vogla në universitetet publike janë përgjegjësi ekskluzive e menaxhmenteve të universiteteve dhe hyjnë në kuadër të autonomisë financiare dhe menaxheriale të tyre (pagesat dhe kompenzimet e stafit akademik).
2. Lidhur me pozitat të cilat mbulohen me “Ushtrues detyre” në MAShT dhe agjenci ekzekutive, MAShT sqaron se kjo çështje është e rregulluar me kuadrin ligjor në fuqi dhe një pjesë e tyre janë në pritje të përfundimit të procedurave gjyqësore të zyrtarëve që i kanë mbajtur këto pozita.
3. Sa i përket projekteve kapitale, të cilat janë të filluara nga viti 2009, ZKA me të drejtë i ka pasqyruar projektet e përfunduara dhe ato në përfundim e sipër dhe MAShT e ka theksuar vazhdimisht se mungesa e buxhetit të mjaftueshëm në njërën anë dhe neglizhenca e kompanive të caktuara nga ana tjetër, kanë qenë aryet e vonesave të parqitura në këtë drejtim.
4. Vet raporti i ZKA-së potencon se MAShT ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura që librat shkollor të rikategorizohen përmes Ligjit për Buxhetin nga Ministria e Financave dhe Kuvendi i Kosovës, ndërsa poashtu i njëjti thekson që MAShT ka zbatuar rekomandimin më të rëndësishëm të vitit të kaluar që lidhet me rregullimin e procedurës së shpërndarjes së teksteve shkollore.
Prandaj, MAShT konsideron se titulli i këtij shkrimi nuk përkon me përmbajtjen e Raportit të ZKA-së, raport për të cilin menaxhmenti i lartë i MAShT ndihet i kënaqur që ka arritur që ky dikaster të vlerësohet si një nga institucionet me performancën më të mirë buxhetore dhe me raportin më të mirë të 10 viteve të fundit.
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...