Në Kosovë por edhe në mbarë trojet shqiptare sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, ku 128 vjet më parë, më 7 Mars të vitit 1887 në Korçë, u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe. Kjo ditë përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore e historike.
Kjo festë shënohet me aktivitete të ndryshme si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni , Mal të Zi, Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, si dhe ne diasporë.
Në Kosovë për nderë të kësaj dite, tre vite më parë, ish – ministri i Arsimit, Ramë Buja ka ndarë çmimin “Shaban Jashari” për mësimdhënësin e dalluar, çmim i cili nga atëherë u bë tradicional. Këtë vit, ministri i tanishëm i Arsimit, Arsim Bajrami këtë çmim ia ka ndarë Mallzum Qejanit nga Gjimnazi “Dardania” të Hanit të Elezit.
Të rikujtojmë se më 7 Mars të vitit 1887 në Korçë, u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe.
Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje u konsiderua një fitore për popullin shqiptar, pasi deri me atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyre të fshehtë.
Edhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej mësimi i gjuhës shqipe, ajo qëndroi e hapur për 15 vjet.
Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj.
Andaj, me çdo 7 – Mars i kujtohen me respekt të thellë të gjithë ata që nuk kursyen asgjë për shkollën shqipe.
Arioni-Gresës: Ti ke ndjenja për Vullnetin
Kumbaro ndan pamje nga Kisha e Shën Marisë, u uron përmetarë...
3.6 miliardë euro për 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetar...
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...