Google ADS

Sot mbahet pjesa e parë e testit të maturës

08:07 | 6 Qershor 2015
Arbresh.info

Rreth 33 mijë maturantë të Kosovës sot do t’i nënshtrohen testit të Maturës.

Sikur edhe vitet e mëparshme provimi do të mbahet në dy pjesë. Pjesa e parë do të mbahet më 6 qershor(sot), ndërsa pjesa e dytë më 20 qershor. Testi fillon në orën 10:00 dhe përfundon në orën 13:00.

Ministri i Arsimit do të vizitojë disa shkolla për të parë për së afërmi si po shkon ky proces, ndërkohë, pasdite Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës, do të mbajë konferencë për media për mbarëvajtjen e Provimit të Maturës.

Ndryshe, monitoruesit tanimë janë nisur nga Ministria e Arsimit për në shkolla.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme