Google ADS

Sot inaugurohet projekti i Shkollës Fillore “Zenel Salihu”

07:23 | 19 Maj 2016
Arbresh.info

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se sot do të bëhet inaugurimi i projektit të Shkollës Fillore “Zenel Salihu”.

Përmes një komunikate, kanë njoftuar se ky projekt është pjesë e programit “Kosova e bukur”, i cili mbështet komunat në përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe sociale, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët e tyre, mirëpo edhe për të gjeneruar vende pune afatshkurtra për personat e papunësuar për një kohë të gjatë në Kosovë.

“Përmes këtij projekti është ndërtuar një shkollë e re me 520m2 e cila do të akomodojë 115 nxënës dhe 15 mësimdhënës. Në të kaluarën, këta nxënës ndiqnin mësimin në një ndërtesë shumë të vjetër, e cila kishte kushte teknike shumë të këqija dhe nuk ishte e sigurt. Përveç ndërtesës së re të shkollës, është ndërtuar edhe një oborr i ri shkolle me shtigje për ecje, hapësira të gjelbra, ulëse, ndriçim dhe shporta për mbeturina”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, në kuadër të njëjtit progr am, sot do të bëhet edhe inaugurimi i kopshtit të ri të fëmijëve në lagjen Arbëria në kryeqytet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme