27 shtatori do të jetë dita e parë e vitit të ri shkollor për nxënësit në Shqipëri, ku mësimi do të zhvillohet me orë të shkurtuara dhe me turne në shkollat ku numri i nxënësve është i madh.
Kjo situatë ka shqetësuar prindërit, të cilët fajësojnë Ministrinë e Arsimit se nuk ka reflektuar për mangësitë e mësimit në këtë mënyrë që nuk është e përshtatshme për edukimin e vazhdueshëm.
Për këtë arsye përmes rrjeteve sociale prindërit kanë realizuar një peticion.
“Kërkojmë ndryshimin e vendimit dhe organizimin e mësimit me kohë të plotë”.
Por cilat janë problematikat që kanë hasur prindërit, që mesa duket do vazhdojnë edhe këtë vit të ri shkollor.
“Jam shumë e lodhur. Kam 4 fëmijë në cikle të ndryshme arsimore, i bie që të punoj part time që t’i menaxhoj. Nuk është mjaftueshëm 30 min për të përthithur informacionin”./tch/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet