Marian Demaj, Nuredin Mestani, Afrim Hamidi, Xhevat Berisha dhe Jusuf Musliu janë kandidatët të cilët janë në garë për rektor të Universitetit të Prishtinës.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar zyrtari i Komisionit Zgjedhor të UP-së, Safet Thaçi, i cili ka njoftuar se më 31 mars (sot) pritet të mblidhet Këshilli Drejtues i UP-së për ta zgjedhur rektorin e ardhshëm të këtij institucioni.
Po ashtu, kryetari i Këshillit Drejtues, Ismet Salihu, ka thënë për KosovaPress se konkursi edhe këtë herë do të zhvillohet sikurse herën e parë, derisa ka shtuar se nëse edhe në këtë afat të zgjedhjes nuk arrin të emërohet askush në krye të UP-së, konkursi përsëritet prapë vetëm për rektor dhe jo për nivelet tjera të menaxhimit.
Ai ka shtuar se dekanët, këshilltarët e fakulteteve apo studentët të cilët i kanë marrë mandatet vetëm sa e kanë filluar punën dhe asnjë nga këto nivele të menaxhimit nuk shkojnë në rizgjedhje por nëse rektori nuk arrin të zgjedhet edhe në këtë raund, zgjedhjet shpallen vetëm për këtë pozitë.
Në raun din e parë ku kishin kandiduar pesë kandidatë për rektor të UP-së nuk kishte arritur asnjë nga ta t’i marrë shumicën e votave të KD-së, gjë që kishte bërë Këshillin Drejtues të rishpallë konkursin për herë të dytë.
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë