Sot është Dita Ndërkombëtare e Shkrim-Leximit, e cila ka për qëllim të nxjerrë në pah rëndësinë e shkrimit dhe leximit për individët, komunitetet dhe shoqëritë.
Kombet e Bashkuara e kanë shpallur këtë ditë qysh në nëntor të vitit 1965. Tema sivjet është “shkrim-leximi dhe shoqëritë e qëndrueshme”.
Sipas UNESCO-s, apo Agjencisë për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të OKB-së, 757 milionë njerëz në gjithë botën, të moshës 15 vjeç ose më të vjetër, janë analfabetë.
Në Kosovë, shkrimi dhe leximi janë në gjendje problematike. Shumë persona nuk shkruajnë mirë shqip duke mos njohur seriozisht gjuhën letrare, gabimet drejtshkrimore, shenjta e pikësimit, etj.
Po ashtu tendenca për të lexuar libra është e ulët për shkak të evoluimit teknologjik. Problematika të tilla vihen re në shumë fusha të jetës në Shqipëri, sidomos në media, zyrat shtetërore, gjykatë, polici, prokurori, noteri, avokati, etj.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...