Marrëdhëniet prind-fëmijë sot më shumë se kurrë janë të komplikuara; është një luftë brezash në koncepte e në mendësi, që shpesh agravon në situata të pakëndshme, deri në largimin e adoleshentëve nga shtëpia. Më i fundit ishte rasti i motrave Kajtazi në Durrës që ka shokuar mbarë opinionin publik dhe ka mobilizuar edhe sociologët të flasin dhe ta studiojnë rastin.
Ata mendojnë se të dyja palët kanë faj e përgjegjësi; nga njëra anë fëmijët që kërkojnë liri pa fund; duke abuzuar me jetën e tyre, ku synimet janë veshjet, qejfi dhe dalja, dhe nga ana tjetër janë prindërit të cilët nuk tentojnë të futen në botëkuptimin e adoleshentëve por aplikojnë një edukim të vjetër pa kuptuar që kohët kanë ndryshuar.
Sociologët mjaft të njohur Gëzim Tushi dhe Entela Binjaku për KosovaPress japin mendimet e tyre rreth rastit Kajtazi, si dhe analizojnë shkaqet, pasojat dhe zgjidhjet që duhet të gjejmë ne të gjithë, bashkë si shoqëri.
“Kjo histori tregoi vërtet se çfarë ndodh brenda familjes është mirë që të diskutohet, që të komunikohet sa më shpesh mes tyre, është mirë që familja të kryejë funksionet që ka përsipër të kryejë si institucion, pa shkuar në hapa të tillë ekstremë dhe pa marrë këtë lloj amplifikimi siç edhe mori. Nga ana tjetër ne jemi pothuajse tërësisht si shoqëri të zhveshur nga studimet që lidhen me të rinjtë, apo me adoleshencën, në kuptimin që i kemi shumë të pakta. Kjo histori mund të kuptohet si një mangësi e madhe nga ana jonë si shoqëri lidhur me disfunksionet familjare; një mangësi e madhe nga ana jonë si shoqëri lidhur me dëshirat; pasionet, preferencat botën e adoleshentëve. Por nga ana tjetër dëshmon se vetëm në rastet kur merr pasoja fatale ne mund të mësojmë,dhe ana e errët e jetës familjare në shoqërinë shqiptare ekziston ashtu sikundër ekziston edhe në shoqëri të tjera,” thotë sociologia Entela Binjaku.
Në këndvështrimin e sociologëve, adoleshentët shqiptarë të prirur nga modele që i shohin në TV, in ternet, rrjete sociale etj, kërkojnë të bëjnë një jetë ndryshe nga sa pranon shoqëria jonë dhe kjo krijon përplasjet me prindërit. Megjithatë, edhe prindi ka vështirësi dhe është i vetëm në gjithë këtë përballje; shkolla tek ne nuk kujdeset për botëkuptimin e adoleshentëve, specialisti mungon kudo, ndaj e gjithë barra i mbetet prindit.
“Ka një fakt tjetër këtu, ne jetojmë në një shoqëri që njihet ndryshe si shoqëri konsumi ku kryesisht falë medias përcillet në shtresa të ndryshme një botëkuptim tjetër; një stil tjetër jete; një shije që ndoshta nuk i takon shoqërisë sonë dhe që ndoshta të rinjtë; adoleshentët janë shumë të ndikuar nga këto modele, por realiteti është i ndryshëm në kuptimin që prindërit shqiptarë janë pjesë e këtij produkti. Nga ana tjetër thamë që edhe fëmijët, edhe adoleshentët janë rritur me një shpejtë si marramendëse, janë nën ndikimin e shumë faktorëve që po ashtu ndikojnë në botëkuptimin e tyre dhe të dyja palët gjenden pothuajse të vetëm në këtë përballje të madhe me shumë problematika, për shkak se shkolla kryen aq sa mundet, ndoshta nuk e kryen plotësisht rolin e saj; specialisti pothuajse nuk është i pranishëm ose më shumë nuk është se sa është dhe të gjitha këto bëjnë që raporti prind-fëmijë deri diku të mbetet i vetëm dhe ne sot gjendemi përballë një pasoje por nuk u morëm kurrë me shkaqet që i çoi. Ndoshta rasti i motrave Kajtazi këtë po bën; po na sensibilizon për të qenë më të vëmendshëm me çfarë ndodh në raportet prindër-fëmijë dhe çfarë ndodh kur një familje nuk kryen të gjitha funskionet e saj; të dhunës emocionale; psikologjike e kështu me radhë,” tha më tej sociologia Entela Binjaku.
Lidhur me këtë rast dhe të tjerë të ngjashëm edhe sociologu, Gëzim Tushe thotë se është e vështirë të ndash sot përgjegjësinë mes prindërve dhe fëmijëve, pasi nga njëra anë janë prindërit që duhet të ndryshojnë mendësinë dhe të edukojnë në një mënyrë tjetër më moderne, duke hequr dorë nga metodat e vjetra të autoritetit të prindit dhe edukimit me shtypje e frustrim, dhe nga ana tjetër janë edhe adoleshentët që e teprojnë paksa me lirinë e marrë.
“Është e vështirë ta ndash mëkatin në mes. Një pjesë e madhe, e konsiderueshme e këtyre situatave që përjetojmë është e lidhur me një inerci të vonuar të redimensionimit të rolit prindëror në familje. Ne vazhdojmë të kemi ‘prindër të vjetër’; ne vazhdojmë të kemi prindër biologjikë; d.m.th nga ata që mendojnë biologjikisht që unë të kam bërë kokën dhe unë po të ushqej, dhe unë po të mbaj dhe unë po të plotësoj kushtet materiale. Ky është ga bim shumë i madh; ky iluzioni materialist është antiedukativ; d.m.th plotësimi më çdo kusht i të gjithë llojeve të kërkesave, tekave që kanë fëmijët e sotëm, duke menduar se vetëm kështu mund të ndërtojmë marrëdhënie me to, mund të jemi në paqe me ta, është e gabuar,” tha sociologu i njohur shqiptra Gëzim Tushe.
Nga ana tjetër vetë të rinjtë nuk janë pa faj. Sociologu Tushi thotë se i vjen keq që sot sheh adoleshentë pa synime dhe pa projekte në jetë, e vetmja gjë që ata duan të bëjnë është qejfi; të vishen; të dalin; të pijnë kafe e të kryejnë marrëdhënie seksuale. Por këto nuk janë vlera të familjes shqiptare që edhe në kohë më të vjetra ka ditur ta mbajë lart moralin e harmoninë në familje.
“Ata që duhet të jenë të parët janë prindërit, ata janë arkitektët e edukimit dhe sidomos deri në moshën e para adoleshencës autoriteti i tyre është i pa cenueshëm, është i plotë, në periudhën e adoleshencës gjërat ndryshojnë; adoleshenti për fat të mirë ose të keq fillon ta ndiejë veten të rritur dhe dy figurat që ka më shumë inat janë prindi në familje dhe mësuesi në shkollë. Duhet ta zgjidhim problemin; ne kemi nevojë që prindërit e sotëm edukimin të mos e konsiderojmë si një rutinë pasive që kryhet në mënyrë biologjike dhe thjesht me statusin që unë jam prind dhe ai duhet të më dëgjojë. Presioni që vjen nga jashtë është shumë i madh. Edhe adoleshentët e sotëm nuk janë pa mëkate. Kanë një lloj rënie si të thuash; ka një superliberalizëm të jetës së adoleshentëve. Më vjen keq që ka një reduktim të qëllimeve, synimeve, të projekteve të tyre personale, më vjen keq që kanë rënë në grackën e konsumizmit, të qejfit e të seksualitetit. Kjo epidemie sotme është shndërruar në një grackë; në një gropë të madhe që duket se po na përthith të rinjtë e sotëm dhe adoleshentët. Duhet ti mbrojmë, fëmijët tanë adoleshëntët janë viktima të kohës, dhe ka nevojë që të ndryshojmë të gjithë së bashku, gjithçka duke u marrë me këtë punë, për të arritur ato standarde ku mund të krijojmë disa vlera universale, ” tha Gëzim Tushi.
Po rasti i motrave Kajtazi nuk është i vetëm në Shqipëri, edhe pse bëri shumë bujë nga publikimi në media. Në çdo familje ka konflikte e probleme me adoleshentët, madje sipas të dhënave të fundit zyrtare këtë vit janë raportuar 80 adoleshentë të ikur nga shtëpia, por që më pas fatmirësisht janë gjetur
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...