Google ADS

S’ka mësim në shkollën “Enver Maloku” në Podujevë, librat mbesin në korridor (Video)

00:59 | 11 Shtator 2016
Arbresh.info

Tekstet shkollore që do të duhej të shpërndaheshin tek nxënësit e shkollës fillore ‘’Enver Maloku’’ në Podujevë kanë mbetur të paketuara në korridorin e shkollës.

Kjo për arsye se mbi 700 nxënës të kësaj shkolle nuk kanë filluar vitin e ri shkollorë.

Objekti që ka filluar të ndërtohet tashmë 7 vjet nuk është i gatshëm për nxënësit.

Ndërsa objekti i vjetër është në një gjendje të rëndë, dhe nuk ofron kushte për mbajtjen e mësimit. Këshilli i prindërve nuk e kanë lejuar fillimin e mësimit në këto kushte.

E, Agim Hmaza, drejtor i kësaj shkolle ndjehet keq që prindërit dhe nxënësit janë detyruar të marrin një vendim të tillë. Ai shpreson që sa më shpejtë të përfundoj objekti dhe nxënësit të mund të fillojnë mësimin.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=PfNsGsJdwho]

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme