Rektorati i Universitetit të Prishtinës nuk do të hetojë akuzat e ngritura nga një grup studentësh të Fakultetit Filologjik kundër profesorit të gjuhës latine, Naser Ferri, dhe as nuk do të themelojë fare Komision disiplinor ndaj tij.
Njëkohësisht as nuk do të ketë nevojë që ta shkarkojë atë. Kjo, meqë Ferri nuk është staf i rregullt i UP-së, por ka qenë i angazhuar si profesor i kësaj lënde, dhe kontrata e punës tashmë i ka skaduar.
Rektorati i Universitetit të Prishtinës ka konfirmuar për “Kohën Ditore” se nuk ka pasur nevojë që të shkarkojë Naser Ferrin nga posti i stafit akademik të Fakultetit Filologjik, meqë ai ka qenë profesor i angazhuar në procesin mësimor, e jo staf i rregullt në UP.
Nga Zyra për Informim në Rektoratin e UP-së kanë thënë se Naser Ferri ka qenë profesor i angazhuar, dhe tani në qershor atij i ka skaduar kontrata e punës. Ndërkaq, nuk pritet që ai të angazhohet më si profesor në vitet e ardhshme akademike, kanë thënë zyrtarë të Rektoratit.
Naser Ferri është akuzuar nga një grup studentësh të Filologjikut për joprofesionalizëm dhe ngacmim seksual.
Profesori Ferri ka mohuar akuzat për joprofesionalizëm, por nuk ka folur për akuzat për ngacmim seksual “Për fat të keq, pa dëshirën dhe pa meritën time, jam protagonist i një ngjarjeje të pakëndshme”, i ka thënë ai gazetës nëpërmjet postës elektronike.
Serat me kanabis në Berat, SPAK çon për gjykim 17 persona
Kurti dhe Rizvanolli morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit...
Shkon në gjashtë numri i viktimave nga sulmi në Magdeburg
Elshani: Policia në veri me plan operativ gjatë festave
Më 11 janar nis zyrtarisht fushata zgjedhore
Në Rripin e Gazës, 49 persona humbën jetën në 24 orë