Në prag të provimit shtetëror të maturës në Kosovë, ministri i arsimit Arsim Bajrami, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që ky proces të kalojë i rregullt dhe mirë.
“ Kërkoj që të gjithë të angazhohemi maksimalisht që ky proces të kalojë me një administrim më të mirë , jam i sigurt që kemi bërë përgatitjet dhe koordinimet e nevojshme dhe të gjithë të jemi të gatshëm të veprojmë si një ekip që ky proces të kalojë sa më mirë dhe të nxjerrë një rezultat real”, tha Bajrami.
Derisa testin e maturës e ka cilësuar si provim të pjekurisë për shtetin e Kosovës, njëkohësisht edhe për maturantët të cilët do ti nënshtrohen testit të maturës të shtunën dhe më pastaj më 20 qershor, i cili do të ju mundësojë të vazhdojnë shkollimin më tutje.
Në një takim me kryetarët e komunave, drejtorët komunal të arsimit dhe drejtorët e shkollave të mesme të larta të Kosovës, me të cilët ministri Bajrami bisedojë rreth administrimit të këtij testi, ai gjithashtu bëri të ditur se këtë vitit testi do të mbahet në ambiente të mbyllura nëpër klasa me nga 15 nxënës.
Provimit të maturës, sivjet do ti nënshtrohen rreth 35 mijë maturantë nga të gjitha shkollat e mesme të larta në Kosovë.
Ndërkohë të gjithë maturantët të cilët nuk do të mund të arrijnë suksese në afatin e parë, testit do të mund t’i nënshtrohen më 29 gusht dhe me 5 shtator. /arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...