Google ADS

Situatë alarmante e arsimit të mesëm në Podujevë

22:14 | 12 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Nota mesatare prej 2.37 e arritur nga nxënësit e klasave të 10’ta, 11’ta dhe 12’ta në Komunën e Podujevës ka shqetësuar në masë të madhe banorët e kësaj ane.

Sipas qytetarëve, arsimi i dobët është si shkak i nepotizmit dhe kualifikimit të  ulët të personelit arsimorë, transmeton Tribuna Channel.

Për opozitën në këtë notë mesatare ka ndikuar gjimnazi ‘Aleksandër Xhuvani’ që ka një rezultat më të mirë nga dy shkollat tjera të mesme ‘Fan Stilian Noli’ dhe ‘Isa Boletini’ nuk kanë arritur as në notën 2 mesatare.

PDK për këtë situatë fajëson komunën duke thënë se shkollat janë shndërruar në qendra sociale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme