Një tjetër vlerësim ndërkombëtar do të bëhet për sistemin e arsimit në Kosovë, por kësaj radhe për lëndët nga matematika dhe shkencat e tjera natyrore. Testi TIMSS, është një studim që realizohet çdo katër vjet, nën kujdesin e Bashkimit Evropian.
Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit bëjnë të ditur për Radio Kosovën se Kosova do të aplikojë në TIMSS në fillim të vitit 2018.
Vlerësimi ndërkombëtar TIMSS organizohet me nxënës të klasës së katërt dhe të tetën për matematikë dhe shkenca natyrore. Ky vlerësim është me besueshmëri më të lartë dhe me një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e politikave arsimore të vendeve që marrin pjesë. Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, tha për Radio Kosovën se është në interes të Kosovës, pasi vlerësimet ndërkombëtare përcaktojnë gjendjen e arsimit të një shteti. Ai bëri të ditur se Kosova do të aplikojë në vlerësimin TIMSS në fillim të vitit 2018.
“Është një vlerësim mjaft i besueshëm, që bën analiza të mira dhe nxjerr të dhëna të besueshme. Ky vlerësim, si Kosovë do të marrim informacion se ku e kemi nivelin e kësaj klase dhe çka duhet të ndryshojmë e të mësojmë nga ky vlerësim. Është pozitive, sepse shohim se si po funksionojnë edhe kurrikulat dhe çfarë shkathtësi i kemi paraparë ne krahasuar me rezultatet e TIMSS”, tha Kadriu.
Realizimi i këtij vlerësimi bëhet me rreth 4 mijë deri në 10 mijë nxënës në dy faza, ku në fazën e parë bëhet pilotimi, ndërsa faza kryesore planifikohet të realizohet në tetor të vitit 2018.
“Kosova po planifikon diku rreth 5-6 mijë nxënës. Këtu nuk përzgjidhet mosha por klasa. Nga shkollat përzgjidhen klasa e katërt dhe përcaktohen saktësisht sa paralele. Instrumentin për vlerësim e përgatisin ekspertët ndërkombëtarë ITS për nivelin e nxënësve. Pyetjet çdo shtet i ka të njëjta dhe janë se çfarë një nxënës i klasës së katërt duhet të dijë”, tha Kadriu.
Në këtë proces do të angazhohen mësimdhënës, drejtorë të shkollave, të komunave, vlerësues dhe inspektorë e zyrtarë të Ministrisë së Arsimit. Gjatë procesit të realizimit të vlerësimit TIMSS, organizohen punëtori dhe seminare ndërkombëtare, përgatiten instrumentet kombëtare, përgatiten mostrat e shkollave dhe nxënësve, bëhet kodimi i përgjigjeve, grumbullohen të dhënat si dhe bëhet analiza e tyre. Ndërsa, rezultatet e këtij vlerësimi do të publikohen në vitin 2020./RTKlive
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...