Ministria e Arsimit ka publikuar raportin e atij që e ka quajtur hulumtim special, i kryer nga sektori i Inspeksionit të Arsimit lidhur me rastin e 505 kandidatëve të ish-Shkollës së Lartë Ekonomike, respektivisht ish-Fakultetit të Shkencave Aplikative të Biznesit në Pejë.
Vetë ministri Arsim Bajrami, që e ka prezantuar raportin ka thënë se kanë dalë të gjetura që flasin për 505 regjistrime të parregullta dhe jo për diploma false.
“Nuk bëhet fjalë për diploma të parregullta sepse këta studentë kanë lëvizur pastaj nëpër fakultete të tjera dhe kanë kryer studimet në mënyrë të rregullt. Jam i pakënaqur me efikasitetin e organeve gjyqësore sepse kjo lëndë është parashkruar një muaj para se t’i kalojë afati”, theksoi ministri Bajrami.
Ministri Bajrami, në një komunikatë të lëshuar nga Ministria që drejton citohet të ketë theksuar rëndësinë e peshës së fjalës publike dhe përgjegjësisë me rastin e publikimeve të ndryshme, të cilat jo rrallë prishin imazhin e institucioneve, në këtë rast aderimin e Kosovës për anëtarësim në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë.
Ministri Bajrami shprehu përkushtimin e tij për respektim dhe zbatim të ligjit, jo vetëm nga institucionet e arsimit të lartë, por edhe nga akterët e tjerë që ndërlidhen me fushën e arsimit.
Në bazë të hulumtimit të Sektorit të Inspeksionit të Arsimit në Pejë, rekomandohet që 14 kandidatëve të ju anulohet diplomimi, për shkaqe të të gjeturave të ndryshme me rastin e inspektimit. Nga të dhënat e raportit të publikuara sot, rezulton se nga 505 kandidatë të regjistruar, 332 prej tyre janë të padiplomuar, thuhet në komunikatë.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, në konferencën me gazetarë ka theksuar se, procedurat administrative ligjore lidhur me këtë rast kanë filluar menjëherë pas publikimit të lajmit në media, të cilit kishin raportuar si skandal çështjen e diplomave në Pejë.
Në këtë konferencë ishte prezent edhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini, Sport e Diasporë, Nahit Hasani.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...