SBASHK-u nëpërmjet një komunikate për media tregon se greva në këtë sektor është më afër se kurrë.
“SBASHK reagoi me kohë ndaj Projektligjit për pagat ngase ai në versionin aktual ishte degradues për profesionin e mësuesit dhe për arsimin në tërësi. SBASHK-u i bëri me dije edhe Kryeministrit Mustafa dhe Ministrave Yagcilar e Bajrami qëndrimin kundërshtues ndaj projektligjit dhe pastaj edhe filluan takimet dhe konsultat”, thuhet në reagim.
Në këto takime SBASHK-u prezantoi qëndrimin e vet duke e mbështetur në fakte e argumente dhe ato i ka drejtuar institucioneve më të larta të Kosovës me qëllim që gabimet e lëshuara në Projektligjin për pagat të përmirësohen sipas propozimit tonë që e kemi dhënë duke u mbështetur në legjislacionin që është në fuqi dhe veçanërisht në vendimin e Qeverisë nr. 01/33 të datës 29.08. 2008. Letrën e kemi përcjell te Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, Kryeministri Isa Mustafa, Zv/Kryeministri Hajredin Kuçi dhe te Ministrat Bajrami e Yagcilar.
“I gjithë ky aktivitet tregon se SBASHK-u është në shërbim të arsimit dhe provon që kërkesat legjitime të anëtarësisë t’i zgjedh me dialog për çka edhe u ka dërguar vazhdimisht ftesa përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës , mirëpo kujtojmë se është vendim i Këshillit Drejtues të SBASHK-ut që nëse institucionet nuk reflektojnë si duhet, atëherë SBASHK-u do të nis me veprime sindikale”, thuhet në reagim.
Pa dashjen e SBASHK-ut thuhet më tutje në këtë reagim grevë mund të ketë edhe për arsye se marrëveshja në takimin me kryeministrin Mustafa që MASHT, MPMS dhe MF të ulen me përfaqësuesit e SBASHK –ut e të gjejnë zgjidhje të pranueshme lidhur me ligjin për statusin e mësimdhënësve të viteve 90 nuk ka dhënë deri tani rezultate sepse ka munguar vullneti i Ministrisë së Financave.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?