Shumë studentë, e pak vende pune. Ky është problemi që po i përcjell studentët vite me radhë. Në drejtimet për të cilat ata po studiojnë, nuk mund të gjejnë punë dhe për këtë arsye kryejnë punë, që s’kanë të bëjnë fare me profesionin e tyre.
Rreth 18 për qind e studentëve arrijnë të diplomojnë në drejtime të caktuara, por nuk arrijnë të gjejnë punë, ndërsa 40 për qind e nxënësve pasi përfundojnë shkollën e mesme, kërkojnë punë por nuk e gjejnë atë.
Sipas njohësve të çështjeve të arsimit, një gjë e tillë ndodh sepse tregu i punës nuk arrin të krijojë vende pune për të rinjtë.
Ata thonë se problem qëndron edhe tek të rinjtë që studiojnë në drejtime shoqërore e më pak në ato teknike.
Sipas Ministrisë së Arsimit, në të gjitha drejtimet në universitetet publike në Kosovë këtë vit mund të regjistrohen rreth 15 mijë studentë të rinj, raporton RTV 21, transmeton KosovaPress.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...