Nxënësit protestues dhe profesorët e kësaj shkolle u nisën nga Gjimnazi “Ahmet Gashi” e vazhduan deri tek Komuna e Prishtinës.
Përfaqësuesit e protestës, gjashtë nxënës, drejtori i shkollës, dhe një profesor aktualisht janë në takim me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Ne kemi nevojë për më shumë dije e arsim, jo për rrënim! Këshilli jonë thërret që të bashkohemi kundër interesave personale të individëve të caktuar që kanë qëllim vetëm të mirën personale/private dhe jo atë të përgjithshme/publike. Këshilli jonë kërkon garanci që shkolla jonë të rindërtohet, jo të shuhet”, thuhet në thirrjen e Këshillit të Nxënësve të Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi”. /arbresh.info/
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...
Osmani: Lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ësht...
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës