Google ADS

Shkollat profesionale në Prishtinë, model sistemin zviceran

11:47 | 18 Prill 2015
Arbresh.info

Komuna e Prishtinës është duke synuar që të rrisë interesimin e nxënësve për shkollat e mesme profesionale duke ua mundësuar atyre edhe praktikën nëpër kompani të ndryshme.

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci ka vizituar shkollat e mesme profesionale në Zvicër ku interesimi për to është 70% e për gjimnaze 30%.

Nagavci ka thënë se modeli zviceran është më i miri i këtij lloji dhe se në Prishtinë një pjesë e tij do të mund të zbatohej. Sipas saj, me hapjen e Qendrës për Këshillim në

Karrierë do të punohet fillimisht në përmirësim të imazhit të këtyre shkollave dhe pas kësaj, për çdo vit, synohet punësimi i 500 nxënësve që do ta zhvillonte ekonominë lokale.

Delegacioni nga Komuna e Prishtinës u mbështet nga projekti “Enhacing Youth Emplyment”, i organizatës zvicerane Helvetas Sëiss Intercooperation.

Ndër vizitat e bëra, grupi ka takuar edhe shumë nxënës shqiptarë të cilët kanë ndjekur shkollimin e mesëm profesional e që janë punësuar nëpër kompani ndërkombëtare sikurse “IBM”./arbresh.info/.

11160022_834392013297314_5364251007266422611_o

10828099_834392053297310_3934584787977946534_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme