Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka vizituar nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës fillore “Emin Duraku” , në kryeqytet.
Me këtë rast ai bëri të ditur se sivjet kjo shkollë do të punojë me vetëm një ndërrim, ndryshe nga vitet e kaluara kur është punuar në dy ndërrime. Ai tha se sivjet në Prishtinë 3200 nxënës fillojnë klasën e parë ndërsa janë 42 mijë nxënës gjithsej.
“Sivjet në komunën e Prishtinës 3200 nxënës fillojnë klasën e parë , gjithsej janë 42000 nxënës deri në klasën e 12 në komunën e Prishtinës, që na bën komunën më të madhe pë sa iu përket nxënësve dhe shkollave dhe përgjegjësisë që kemi për arsimin. Jemi në shkollën ‘Emin Duraku’, për të treguar një ndryshim i cili është bërë sivjet. Shkolla ‘Emin Duraku’ e ka fatin që sivjet do të kalojë në një ndërrim, me ç’rast nuk do të ketë më dy ndërrime, por të gjithë fëmijët do të jenë këtu, dhe do të fillojnë mësimin gjithë-ditor në këtë shkollë… megjithatë infrastruktura në këtë shkollë na lejon që të shkojmë me një ndërrim dhe kjo është ndër shkollat e pakta në komunën e Prishtinës, që e kanë një ndërrim”, tha kryetari Ahmeti.
Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci , tha se është e kënaqur që numri i nxënësve nëpër paralele është rregulluar sipas udhëzimi administrativ, dhe se asnjë paralele në shkollat e mesme të larta nuk ka numër më të madh të nxënësve se 35 vetë.
“Jemi mjaft të kënaqur që në paralelet e shkollave të mesme të larta tashmë nuk ka asnjë paralele që ka mbi 35 nxënës, aq sa parasheh udhëzimi administrativ, ndërkaq, në shkollat fillore për shkak të mbipopullimit sidomos të lagjeve të caktuara kemi pasur sfida në këtë drejtim, mirëpo, kemi punuar dhe është shtuar një paralele e re në shkollat ‘Meto Bajraktari’, ‘ Ismail Qemajli’ në shkollën në Bardhosh, pra në të gjitha këto shkolla ku ka pasur mbingarkesë është shtuar numri i paraleleve,në mënyrë që të krijohen parakushteve për zhvillimin cilësor të mësimdhënies”, tha Nagavci.
Ndërsa drejtori i shkollës fillore “Emin Duraku”, Agron Mexhuani, ka falënderuar kryetarin e Komunës Shpend Ahmeti për mundësinë e re, që shkolla tash punon vetëm me një ndërrim
“Kjo shkolla jonë e ka pas fatin që të jetë e përzgjedhura nga shkollat e Prishtinës, që të jetë në një ndërrim njëditor. Ne do të vazhdojmë me qëndrimin tërë ditor, e cila do të jetë përparësia me e madhe e një shkolle, e cila mund ta ketë këtë fat, sidomos në komunën e Prishtinës, kur dihet që shkollat tjera janë shumë të populluara dhe kështu që është njëra prej mundësin më të mira që ta ngrisim cilësinë e arsimit”, tha Mexhuani.
Kryetari Ahmeti sqaroi konkursin për mësimdhënës i cili sivjet është praktikuar ndryshe nga komuna e Prishtinës.
Ai tha se sivjet nuk është publikuar emri i shkollës për të cilën ofrohet konkursi për vendin e punës, por është bërë sipas lëndës, sepse kontrata mes mësimdhënësve është me komunën e Prishtinës jo me shkollën.
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale
Përhapen protestat kundër kandidatit pro-rus për president t...